Flash

URDHRI/ Kush do të lejohet dhe si mund të lëvizni pas orës 22.00 të së mërkurës

Lapsi.al 10 November 2020
URDHRI/ Kush do të lejohet dhe si mund të lëvizni pas orës

Prej së mërkurës në vend hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese që rikthejnë karantinën gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë publikoi 2 urdhrat, përmes të cilëve kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në 06.00 si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto masa do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 2 dhjetor. Pas orës 22.00 do të mbyllen baret, fast food-et dhe restorantet përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime. Për të lëvizur gjatë këtij orari për ata që janë në punë, apo për arsye shëndetësore duhet marrë një autorizim në e-albania.

Është e paqartë sa do të jetë gjoba për shkelësit e karantinës, por në muajin mars ato parashikonin një penalizim 10 mijë lekë të reja për shkelje të orarit policor pa arsye, tërheqje e lejedrejtimit, gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat, gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset 33-vjeçari

Një 33-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, ku shtetasi A.K....

20:11

Artan Fuga fiton betejën me Covid

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ia del me sukses të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Sipas asaj çfarë njofton vetë Fuga ai është infektuar 17 ditë më parë....

19:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI