Flash

Mjeku i Sanatoriumit: Shenjat e alarmit të Covid që duhet të shkoni në spital

Lapsi.al 11 November 2020
Mjeku i Sanatoriumit: Shenjat e alarmit të Covid që duhet të

Mjeku Arjan Mezini ka sqaruar se kur të sëmurët me koronavirus, që kurohen në shtëpi, duhet t’i drejtohen spitalit. Në studion e “Open”, mjeku u shpreh se shenjë alarmi duhet të konsiderohet temperatura e lartë, 39, që mund të vazhdojë për ditë me radhë.

Sipas tij, në këtë moment tregon se ka një komplikacion dhe për këtë, pacienti duhet t’i drejtohet spitalit. Ai shtoi po ashtu se shumë problematik është paniku, që sipas tij po i lodh njerëzit, duke i ulur dhe imunitetin.

“Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Temperatura 37 e gjysmë është normale. Ajo që po i lodh njerëzit është paniku, i cili ul dhe imunitetin.

Njerëzit në panik e kalojnë më me vështirësi sëmundjen. 95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë, është tinëzar se të sjellë çdo ditë një gjë, por nuk duhet të ketë panik”, u shpreh mjeku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI