Flash

Rama premton vaksinën në pranverë: Rimburësim të recetës bazë për të prekurit nga covid

Lapsi.al 12 November 2020
Rama premton vaksinën në pranverë: Rimburësim të

Kryeministri Edi Rama e mohon që fatura për tu shëruar nga covid është aq e shtrenjtë sa thotë opozita apo qytetarët në takime me të.

“Eksperienca ime me këto takimet (që bëri Basha me persona që e kishin kaluar covid) dhe nga provat që kemi nxjerrë nga këto takime që ti marr me shumë rezervë se ka shumë aktrime” – tha Rama që premtoi se po diskutohet për të rimburësuar një pjesë të recetës së ilaçeve për të prekurit.

“Rimburësim për recetën bazë për të prekurit nga covid që shkon rreth 14 mijë lekë. Pjesën tjetër të ilaçeve e merr në spital. Jemi duke menduar për një mbështetje për familjet në ndihmë ekonomike. Jemi në diçka që po e mendojmë, por e kemi të shtrirë në kohë.

Jemi duke punuar edhe për marrjen e vaksinës në një kohë të arsyeshme. Kur do të vijë vaksina? Këtë nuk mund ta them. Ajo që flitet është periudha mars - prill - maj. Kjo kjo është periudha që e presim” – tha Rama që mohoi të ketë dyndje në spitalet private për të bërë tamponin dhe madje e mohoi që analizat në shtet zgjasnin mbi 10 ditë.

“Nuk ka dyndje te privati. Te privati janë të shtrenjta edhe në botë. Askush nuk lihet të bëhet keq. Sapo bëhesh keq ti hospitalizohesh” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI