Flash

Ministria e Financave konfirmon marrëveshjen: Naftëtarët do të marrin pagë në dorë 40 mijë lekë për 12 muaj bashkë me sigurimet shoqërore e shëndetësore

Lapsi.al 13 November 2020
Ministria e Financave konfirmon marrëveshjen: Naftëtarët do

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se, qeveria ka vendosur të ndihmojë me 580.2 milionë lekë 870 naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ministria shprehet se duke marrë për bazë paketat financiare përgjatë pandemisë, me pagën prej 40 mijë lekësh, si dhe duke marrë për bazë fondin e pagave, qeveria ka vendosur të japë çdo naftëtari një pagesë mujore në dorë prej 40 mijë lekësh, duke i mbajtur në çdo rast në skemën e sigurimeve shoqërore.

Sipas njoftimit, çdo naftëtar do të mund të çojë në shtëpi 40 mijë në muaj dhe do ti paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Në njoftim, thuhet se qeveria është e angazhuar për gjetjen sa më parë të një investitori për rafinerinë dhe rifillimin e punës të naftëtarëve. Bëhet me dije se fondi do të mbulojë një pagë mujore për naftëtarët për një periudhë 12 mujore.

Të këshilluara

Kosovë, protestë kundër izolimit nga Covid

Prishtina dhe komunat e tjera të Kosovës nga ora 19 e së premtes do të zbatojnë kufizimet me orar të lëvizjeve dhe aktivitetit ekonomik për të ndalur përhapjen ...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI