Flash

Tirana pushtohet nga ambasadorët italianë, tani edhe në krye të OSBE

Lapsi.al 16 November 2020
Tirana pushtohet nga ambasadorët italianë, tani edhe në krye

Tirana mund të jetë nga qytetet e rralla në botë, ku nuk ka një  por tre ambasadorë italianë në të njëjtën kohë. Pak kohë më parë në krye të ambasadës italiane, u vu ambasadori Fabrizio Bucci.

Përpara tij ambasada së BE në Shqipëri filloi të drejtohej nga italiani Luigi Soreca. 

Luigi Soreca | Albania Global FDI Reports

OSBE nga sot do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri, dhe ai do të jetë sërish një bashkatdhetar të dy të parëve Vincenzo Del Monaco, i lindur në Puglia të Italisë. Ai do të zëvendësojë ambasadorin gjerman në largim, Bernd Borchardt.

Lajmin e bëri të ditur zyra e OSBE-së në Tiranë duke njoftuar se do të zëvendësojë ambasadorin gjerman në largim, Bernd Borchardt.

Për 23 vite, Del Monaco ka punuar në shërbimin diplomatik, si ambasador i Italisë në Armeni dhe Mal të Zi. Ka shërbyer po ashtu në Pekin dhe Bruksel, si pjesë e kabinetit të këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano. Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI