Flash

Avokati i Thaçit: Të lirohet me kusht! Në dokumente kam gjetur fjalë të çuditshme!

Lapsi.al 18 November 2020
Avokati i Thaçit: Të lirohet me kusht! Në dokumente kam gjetur

Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar sot në Hagë që ish-presidenti të lirohet me kusht

Në fjalën e tij gjatë seancës së dytë gjyqësore, Hooper tha se në dokumentet që i janë dorëzuar ka gjetur redaktime të çuditshme ku shkruhet edhe për sjelljen e keqe të të burgosurit.

Ai kërkoi edhe dorëzimin e dokumenteve të rregulluara brenda tre ditëve në mënyrë që kërkesa e tij të realizohet. Sipas Hooper, të katër të pandehurit duhet të ndahen dhe të gjykohen veçmas edhe pse janë në një çështje.

“Nuk e pranojmë për asnjë moment kriteret për burgosjen e z. Thaçi, kështu që në këto rrethana është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht… Çështja e parë është që ne duhet të kemi nxjerrje të plotë të kërkesës për urdhërarresti. Në këtë kërkesë ka disa redaktime të çuditshme… Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktimet e shumta aty”, ka thënë Hooper.

Avokati britanik ka shtuar se në dokumentin ku Prokuroria i kërkon Gjykatës të lëshojë urdhërarrest për Thaçin, pretendohet një sjellje e keqe e këtij të fundit.

“Në dokumentet që më janë dorëzuar, kam gjetur redaktime të çuditshme, ka pasur ndryshime emrash dhe fliste për një sjellje të keqe. Klienti im është sjellë keq? Kërkoj që brenda tre ditëve mundësisht të më dorëzohen dokumentet e plota sepse do bëj kërkesën zyrtare”. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI