Flash

Skandali/ Vatikani nis investigimin pse Papa Françesku i dha LIKE një modeleje gjysëm të zhveshur në Instagram (FOTO)

Lapsi.al 20 November 2020
Skandali/ Vatikani nis investigimin pse Papa Françesku i dha LIKE

Skandal në Vatikan. Llogaria e Papa Françeskut në Instagram i dha like (pëlqim) një modeleje braziljane në një postim ku ishte gjysëm e zhveshur.

Modelja u surprizua nga “LIKE” i ardhur në Instagram nga kreu i Selisë së Shenjtë. Në një reagim me humor modelja u shpreh: “Të paktën do të shkoj në parajsë”.

Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami se si është e mundur që llogaria e Papa Françeskut ka pëlqyer këtë foto.

Mësohet se një hetim i brendshëm ka nisur për të zbuluar si ka ndodhur pëlqimi. Një zëdhënës i Vatikanit i tha gazetës britanike se nuk përjashtohet opsioni që pëlqimi të ketë ndodhur nga brenda Selisë së Shenjtë.

Siç mësohet, Papa Françesku nuk e përdor llogarinë, por me të merret një ekip i posaçëm. Llogaria ka 7.4 milionë ndjekës dhe kreu i Kishës Katolike jep vetëm autorizimin mbi postimet, por jo për pëlqimet e dhëna.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI