Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Humbi familjen nga tërmeti/ Rrëfimi prekës i Albert Carës: Do të bëhesha gjysh, tani s’jam më as baba

Lapsi.al 26 November 2020
Humbi familjen nga tërmeti/ Rrëfimi prekës i Albert Carës:

Albert Cara, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij pas tërmetit të 26 nëntorit, rrëfen tragjedinë dhe boshllëkun që i ka lënë largimi i të afërmve.

Me lot në sy, Alberti tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, pa e menduar se do të vinte dita që nuk do të ishte më as baba.

“Atë natë ra i pari, i lehtë, nga ora 20:00. Miri dhe nusja, Stela, kanë ndenjur në kafe deri nga ora 03:00. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në korridor kur ra tërmeti, ndërsa nusja me djalin, të përqafuar, ishin në një kollonë.

Nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr, e kujtoj, nuk e di sesi po e përballoj. O zot, thashë, dhe u lusja. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rashë në kat të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka, m’u shkatërrua. Do të bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por tanimë nuk jam as baba”, -u shpreh Albert Cara për News 24.

Kujtojmë se nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe vajzën e saj.

Ai u nis menjëherë drejt Italisë pasi u nxorr nga rrënojat, ku qëndroi i shtruar në spital për më shumë se dy muaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI