Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Darka e fundit e Maradonës, akuza edhe nga kuzhinierja: "Ishte lodhur nga gjithçka, miqtë ishin fals"

Lapsi.al 2 February 2021
Darka e fundit e Maradonës, akuza edhe nga kuzhinierja: "Ishte lodhur

Ajo ishte kuzhinierja e Pibe de Oro. E qëndroi me të deri në momentet e fundit të jetës së tij në shtëpinë në Barrio San Andrés, në lagjen Tigre, ku Diego vdiq në 25 nëntor. "Për mua, ai ishte lodhur nga gjithçka - tha Romina Milagros Rodriguez e thirrur "Monona" për America Tv, në programin "Los Escandalones"- Nëse duam t'i themi gjërat siç janë, ai bënte mrekulli. Por ishte i lodhur. Donte të rrinte vetëm, të pushonte dhe të ndjehej rehat. Tha mjaft, njerëzit përreth tij po e çmendnin ”.

"Me Diegon ishte gjithnjë personeli i sigurisë, një nga nipat e tij dhe unë. Pastaj vinte sekretari, nganjëherë vinte edhe një fizioterapist - thotë ajo -. Më indinjon fakti që të gjithë thoshin se ishin miq të Diegos. Shumë flasin, por askush nuk ka qenë atje. Qanin në dhomën mortore, por e gjitha ishte një gënjeshtër. Kur nisi të vinte Veronica Ojeda (ish partnerja e Diegos), sillte edhe djalin e tyre, Dieguito Fernando (7 vjeç) e kur vinte fëmija, humori i të atit ndryshonte. Luanin bashkë, shkonin në oborr, kishin një marrëdhënie të mrekullueshme ”.

Kuzhinierja kujton momentet e fundit të jetës së Maradonës. "Herën e fundit që fola me të ishte në mbrëmjen e 24 nëntorit, ajo para vdekjes së tij. E pyeta nëse dëshironte të hante por ai më tha jo. Kështu që, i thashë se i kisha bërë disa panine dhe çaj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI