Flash

"Kontratë e përjetshme me Barcelonën": Laporta parakalon PSG për Messin

Lapsi.al 18 March 2021
"Kontratë e përjetshme me Barcelonën": Laporta

Një kontratë e përjetshme, e vlefshme edhe pasi ai të ndalojë së luajturi në fushë dhe blerje të rëndësishme për t’u kthyer protagonistë në Evropë. Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka përmirësuar idenë e tij për të bindur Lionel Messin, kontrata e të cili skadon në qershor, të qëndrojë në Katalonjë e për të kaluar ofertën e PSG.

Sipas raporteve nga 'El Confidencial', presidenti i ri do ti ofrojë një kontratë përjetë 'Pleshtit' (që mund të ndjekë, pasi të përfundojë karrierën, hapat e Abidal si ambasador i klubit) në këmbim të një ulje të konsiderueshme të pagës, rreth 30%, duke parë situatën e vështirë ekonomike të klubit. Kompania ka ide të qarta dhe do të donte të ndërtonte ekipin e së ardhmes rreth liderit të saj.

Kjo është arsyeja përse numri 1 i klubit po planifikon një fushatë të fortë transferimesh, që do të përmbushin pritshmëritë e Messit dhe tifozëve. Emrat në tryezë janë ata të Haaland, yllit të Borussia Dortmund dhe Aguero, sulmuesit të Manchester City, i cili gjithashtu shkon në skadencë kontrate në verë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI