Flash

Një ore negociata të policisë për tu futur në shtëpinë e McKennie: gjobiten edhe Arthur e Dybala

Lapsi.al 1 April 2021
Një ore negociata të policisë për tu futur në

Probleme në ardhje për Ëeston McKennie dhe disa shokë të tjerë të tij tek Juventus. Mesfushori ka organizuar një festë në apartamentin e tij me rreth një duzinë mysafirë duke përfshirë Arthur dhe Dybala. Në shtëpinë e amerikanit, Karabinierët arritën të hynin vetëm pas një ore negociatash. Për lojtarët, përveç gjobës së mundshme nga Juventus dhe gjithashtu edhe nga autoritetet, nuk ka rrezik të një denoncimi për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Edhe sepse pati bashkëpunim maksimal nga të gjithë.

Ngjarja është krijuar sepse në shtëpinë e amerikani po organizohej një festë, duke shkelur rregullat anti-Covid dhe duke e shtrirë në kohë përtej kohës së ndalimit të orarit, sic dëshmon ndërhyrja e forcave të rendit rreth orës 23.30. Askush nga të pranishmit, në banesën e McKennie, nuk donte të hapte derën, duke i lejuar policët të hyjnë vetëm pas një ore negociatash. Të pranishmit janë raportuar të gjithë dhe do të sanksionohen, por mund të mos mbarojë këtu.

Me shumë mundësi që, përveç gjobave të vendosura nga policia, do të apoikohen edhe sanksionet nga Juventus për McKennie, Dybala dhe Arhur. Klubi i Juventusit, pasi të ketë dëgjuar lojtarët e tij, do të vendosë në lidhje me sanksionet e mundshme disiplinore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI