Flash

"Erdhën me taksi vajza të reja, policia i fshehu faktet": flet fqinji i McKennie që denoncoi ngjarjen

Lapsi.al 3 April 2021
"Erdhën me taksi vajza të reja, policia i fshehu faktet":

Një ditë pas festës në shtëpinë e Ëeston McKennie, detaje të reja dalin në dritë në lidhje me mbrëmjen që përfshiu edhe dy lojtarë të tjerë të Juventusit, Dybala dhe Arthur. Fqinji i lojtarit amerikan foli për Corriere della Sera: "Unë nuk mendoj se të jesh një futbollist i famshëm të jep të drejtën të jesh mbi rregullat. Rreth orës 22.30 unë dola për të shëtitur qenin, pashë një varg makinash të parkuara në buzë rrugës dhe një grup njerëzish, të gjithë pa maska, para portës. Kishte Mercedes me targa spanjolle, shumë Jeep dhe, më pas, me disa taksi mbërritën me vajza të reja në to. Meqenëse darkat me miqtë nuk lejohen dhe shtetrrethimi kishte filluar disa kohë më parë, vendosa të njoftoj policinë".

Në intervistë, fqinji specifikon: "Karabinierët identifikuan një duzinë mysafirësh? Më duken pak, për mendimin tim kishte shumë më tepër, mbase dikush është larguar. Unë nuk kam asgjë kundër McKennie, i cili është një djalë i qetë. Ai qëndron në shtëpi ose shkon të stërvitet, ai duket si një profesionist i mirë. E unë jam një tifoz i Juventusit. Për këtë më vjen keq, por nëse në vend që të shkojnë në festë ata mendojnë më shumë për fushën ... ", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI