Flash

"Kupa e Botës është 'Grali i shenjtë', por nuk e shijova": Mbappe kërkon edhe një trofe tjetër

Lapsi.al 3 April 2021
"Kupa e Botës është 'Grali i shenjtë', por

Një adoleshent kampion bote, që ndoshta edne nuk e kuptoi rëndësinë e asaj që ka fituar. Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG ka tashmë një objektiv të mirëpërcaktuar: Champions League, por nuk do ti vinte aspak keq nëse do ti jepej mundësia të rifitonte edhe njëherë Kupën e Botës më vonë: "Fitimi i Kupës së Botës kaq herët është diçka që jo domosdoshmërisht e kupton. Ndoshta, nëse kam një shans për të fituar një të dytë në moshën 30 vjec, emocioni do të jetë më i fortë. Nuk vuajta për ta fituar atë, arrita dhe e fitova menjëherë. Champions League është një gjë tjetër, sepse unë kam përjetuar faza në të cilat kemi humbur, kemi vuajtur. Nëse do ta fitojmë do të jetë diçka tjetër, do të ketë shumë emocione, edhe pse Kupa e Botës është Graali (i shenjtë) absolut. Por Champions League, në një klub, është arritja më e mirë".

Kështu, për RMC Sport, sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe ka shpjeguar - sipas asaj që bën të ditur Equipe - ambiciet e tij' të pakufishme '. Dhe për të shpjeguar planin e tij, ai shton: "Gjithmonë kam thënë se nuk dua të kufizohem. Pra, pasi u fitua Kupa e Botës, qëllimi ishte të fitoja një tjetër. E të punoj më shumë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI