Flash

"E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola": Flick nuk e ka problem, i duket 'rikuperim i vogël'

Lapsi.al 12 April 2021
"E dimë që duhet të shënojmë të paktën

"Ne e dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola. Do të jetë një detyrë e vështirë, por këto janë ndeshjet për të cilat ne luajmë futboll". Kështu Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen, duke folur në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve kundër PSG, ka karikuar skuadrën e tij. Bavarezët, kanë dalë të mundur në shtëpi nga sfida e parë, edhe pse kanë dominuar totalisht, duke krijuar një pafundësi rastesh të pashfrytëzuara, por tani duhet të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën për të dalë fitues e të kualifikuar në Parc des Princes.

Kampionët e Europës, duhet të rikuperojnë 2-3 e ndeshjes së parë në Allianz Arena dhe tekniku Flick e di se nuk flitet për një mision të thjeshtë, pavarësisht se e quan 'rikuperim të vogël'. "Ne duam të provojmë një rikuperim të vogël në Paris. Sigurisht, do të jemi të lumtur nëse e arrijmë atë," shtoi trajneri gjerman. "Ne patëm shumë shanse në ndeshjen e parë, por nuk ishim cinikë. Duhet të bëjmë më mirë. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim gjithçka", përfundoi Flick.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI