Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Super League, Perez e Agnelli e pësojnë keq: zbulohet klauzola që mbron klubet e "penduar"

Lapsi.al 9 May 2021
Super League, Perez e Agnelli e pësojnë keq: zbulohet klauzola që

Super League vazhdon të diskutohet. Nga njëra anë, Uefa dhe Fifa kanë ngritur zërin e tyre duke kërcënuar sanksione dhe përjashtime nga gara, nga ana tjetër Juve, Real Madrid dhe Barcelona nuk heqin dorë, duke vazhduar të besojnë tek projekti dhe duke mbrojtur rregullsinë e iniciativës në prag të një beteje të ashpër ligjore. Një ngërç me të paktën nëntë spektatorë shumë të interesuar. Po, sepse skuadrat që kanë braktisur trupën e "rebelëve" duhet të merren ende me angazhimet e bëra ndaj Florentino Perez dhe Agnelli. Zotimet të cilat, sipas Gazzetta dello Sport, do të anuloheshin, megjithatë, në sajë të një klauzole të lidhur me numrin e dorëheqjeve.

Për momentin, por hipoteza ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, duket se ekziston një rregull që mund të mbrojë të gjitha klubet që hoqën dorë nga projekti. Në detaje, me nëntë dorëheqje, shoqëria e sapo formuar Super League nuk mund të hakmerret në asnjë mënyrë ndaj klubeve të "arratisura" me kohë, metoda dhe motivime të ndryshme.

Situatë që do të siguronte gjashtë klubet e Premier League, Inter, Milan dhe Atletico Madrid dhe që do ti jepte një goditje tjetër të fortë iniciativës së Florentino Perez & Co. E gjithë kjo padyshim në pritje të zhvillime të mëtejshme në krahun e hekurt mes Uefa-s dhe tre klubeve që mbajnë fort Super League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI