Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Titulli i 19 pas... 19 vjetësh, Sporting kampion: festë në shtëpinë e Ronaldos

Lapsi.al 12 May 2021
Video/ Titulli i 19 pas... 19 vjetësh, Sporting kampion: festë në

Sporting Lisbonë mposhti Boavistën dhe rrëmbeu titullin e tij të 19 në Portugali, 19 vjet pas titullit të fundit. Një festë që nuk mund ta linte indiferent Cristiano Ronaldon, i cili me Sporting Lisbonën provoi futbollin që ka rëndësi dhe nuk e ka mohuar kurrë se ai mbeti tifoz i ekipit të tij të parë të rëndësishëm. Në mediat sociale, CR7 shpejtoi të komplimentonte kampionët e rinj, duke shkaktuar një seri reagimesh nga tifozët e ekipit kryeqytetas portugez që i kërkuan atij të kthehej (edhe sikur vetëm për sigurinë e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Champions). Festimet përfshinë gjithashtu edhe pjesën tjetër të familjes së kampionit bardhezi. Veçanërisht e ekzaltuar e ëma e sulmuesit, Dolores.

https://www.youtube.com/watch?v=GuEl3YuQ0QE

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI