Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Koeman shpreson të qendrojë Messi, por mund të mos jetë vetë: zgjedhja e parë e Barcelonës, Xavi

Lapsi.al 17 May 2021
Koeman shpreson të qendrojë Messi, por mund të mos jetë

Humbja e titullit, me humbjen e brendshme ndaj Celta Vigos, duket se e ka vulosur fatin e teknikut aktual të katalanasve, Ronald Koeman. "Xavi i afrohet Barcelonës". Ky është titulli i Sport, të përditshmes spanjolle, sipas të cilës kampioni spanjoll është zgjedhja e parë për pankinën e blaugranave në funksion të sezonit të ardhshëm. Ronald Koeman tani është afër shkarkimit dhe trajneri aktual i Al Sadd, i cili kohët e fundit rinovoi deri në 2023 por me një "klauzolë pro Barça", sipas gazetës, tashmë po negocion me Mateu Alemany.

Kjo situatë sic duket e ka lënë të pashqetësuar, ose e trajton si të tillë, hollandezin e pankinës. Pas humbjes së djeshme me Celtan, Ronald Koeman ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me situatën e Lionel Messi, që mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou: "Shpresojmë që të mos jetë kështu. Sepse është sidoqoftë lojtari më i mirë në botë dhe e tregoi edhe në këtë ndeshje të fundit se është e pamundur të luash pa të, sepse arriti të shënojë 30 gola. Me golat e tij ka dhuruar shumë pikë kësaj skuadre për vite të tërë. Nuk di të them më shumë, është një pyetje që i duhet bërë Leos. Nga ana ime dhe e klubit, them se shpresojmë të vazhdojë me ne".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI