Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ I ngarkon natën, destinacioni Lisbonë: Ronaldo transporton supermakinat e tij, lamtumirë Juventus

Lapsi.al 17 May 2021
Video/ I ngarkon natën, destinacioni Lisbonë: Ronaldo transporton
E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juve është gjithnjë e më shumë një enigmë. E këtë nuk e thonë vetëm rezultatet në fushën e lojës të bardhezinjve, por edhe një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re në Torino. Sipas asaj që mund të shihet në një video të "Persemprecalcio.it", gjatë natës CR7 ngarkoi shtatë super veturat e tij në një kamion të Rodo Cargo, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë. Vendim pas të cilit mund të fshihet një lamtumirë e afërt me Juventus. Tre vjet më parë, në fakt, ardhja në Torino e "xhevahireve" me katër rrota të Ronaldos, në mes të natës, kishte vërtetuar zbarkimin e tij në Itali. Dhe tani tifozët në mediat sociale po dridhen dhe po pyesin për arsyet pas lëvizjes së fundit. Me zërat e vazhdueshëm për një rikthim të mundshëm të CR7 tek Sporting (i mbështetur fuqimisht edhe nga nëna e sulmuesit), nga ana tjetër, transporti i makinave të kampionit nga një kompani portugeze lë hapësirë vetëm për disa të dhëna më shumë për të ardhmen e Cristianos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI