Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Teuta pret Partizanin në sfidën titull, Martini: "Kjo është ndeshja e karrierës time”

Lapsi.al 16 May 2021
Teuta pret Partizanin në sfidën titull, Martini: "Kjo

“Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner, pavarësisht se jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllim kampionatin që në këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme”. Ky është komenti i Edi Martinit, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes-titull me Partizanin e kaq mjafton për të kuptuar ndjeshmërinë e këtij takimi dhe peshën e 90 minutave në Durrës. “Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër - tha tekniku shkodran -. Ne jemi favorit dhe jemi në krye dhe normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur”.

Martini e ka bërë të qartë me frazën "nuk janë ndeshje për futboll të bukur", çfarë lloj përballje duhet pritur. E përforcon idenë shkodrani edhe në vazhdim: “Do të kërkojmë nga sekondi i parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat” përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI