Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Tre penallti, një gol i dyshimtë, kartonë të kuq e polemika: Juventus mposht Inter me 10 lojtarë

Lapsi.al 15 May 2021
Video/ Tre penallti, një gol i dyshimtë, kartonë të kuq e

Një fitore për të shkuar 'deri në fund'. Në javën e 37 të Serie A, Juventus mposht 3-2 Inter e mbetet në garë për zonën Champions. Në pjesën e parë Handanovic (24') i priti një penallti Ronaldos, por CR7 e gjeti topin sërisht në këmbë duke e shtyrë në rrjetë. Penalltia e dytë, po me VAR ishte në favor të Inter e i dha mundësinë Lukakut (35') të barazojë rezultatin. Bardhezinjtë rimorën avantazhin sërisht në fundin e pjesës së parë me një silurë, të devijuar nga Cuadrado (48'). Në pjesën e dytë Juventus mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë për Bentancur (55'), por zikaltrit e cuan ndeshjen në 2-2 vetëm falë autogolit të Chiellini (85'), që protestoi shumë për një faull të Lukakut që arbitri e anashkaloi në kontrollin e VAR. Në fund, vendosi Cuadrado (88') me një penallti të fituar vetë ndaj Perisic e të shndërruar në gol po nga vetë kolumbiani përballë Handanovic. Karton i kuq edhe për Brozovic (92') dhe tani Juventus pret cfarë do të ndodhë në ndeshjet e Napolit e Milan.

Fiton Juventus, humbet Inter e gara për Champions mbetet e zjarrtë. Në Stadium triumfon skuadra me më shumë motive, por ndodhi gjithcka. Me Calvarese që akordoi tre gola në pesë me video, vendosën Ronaldo (pasi Handanovic i priti penalltinë), Lukaku (edhe ai nga pika e bardhë), një e djathtë e Cuadrados e devijuar nga Eriksen, autogoli i Chiellinit që u duk se dënoi bardhezinjtë, e në fund Cuadrado që fiksoi 3-2 përfundimtar. Në Allianz një fitore prestigji, kundër Contes dhe kampionëve të rinj e që i con bardhezinjtë të katërtët të paktën për një natë. Fiorentina-Napoli nesër bëhet e rëndë, por edhe Milan nuk mund të bëjë shaka me Cagliarin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI