Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjashtë lojtare përfundojnë në spital me gjendje të fikti: Policia hedh poshtë helmimin, FSHF reagon kundër 'klikimeve'

Lapsi.al 15 May 2021
Gjashtë lojtare përfundojnë në spital me gjendje të

Ndeshja e sotme në futbollin e femrave, mes Partizanit dhe Bilishtit, është kthyer në një situatë të paprecedentë që ka lënë shumë pikëpyetje dhe paqartësi, pasi është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë. Ajo që ka ndodhur është se gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital. U mendua helmim nga ushqimi, por situata është bërë më kaotike pas rrëzimit të hipotezës nga Policia e Shtetit.

REAGIMI ZYRTAR I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Një deklaratë e tillë ka vënë para përgjegjësisë edhe FSHF-në, pavarësisht se sapo ndodhi ngjarja, Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, urdhëroi ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

REAGIMI I FSHF:

Institucioni që drejton futbollin në vend ka reaguar, pa zbuluar asnjë detaj, por vetëm "kundër klikimeve", edhe pse më parë duhet të shpjegojë cfarë solli këtë gjendje të futbolisteve në fushë. "Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit. I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre. Në garën e ekskluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm" shkruan komunikata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI