Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndryshim taktik, sulmi më i mirë dhe forma fizike: Daja bën llogaritë përse fiton në Durrës

Lapsi.al 16 May 2021
Ndryshim taktik, sulmi më i mirë dhe forma fizike: Daja bën

"Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka. Nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë". Ilir Daja është i qartë në mundësitë që ka e atë që e pret në Niko Dovana kur përballë të jetë Teuta, në një ndeshje që mund të vendosë titullin që në javën e 34.

Tekniku i Partizanit megjithatë nuk kërkon të mbajë presionin e fitores vetëm mbi veten, pavarësisht se e ka të qartë që një rezultat tjetër vec fitores do ta nxirrte jashtë gare për trofeun: "Nuk mendoj që edhe Teutës i leverdis barazimi, sepse mbas ndeshjes tonë, shkon në një transfertë të vështirë në Laç. Mendoj që edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Ne jemi të detyruar, por në fund fare nuk do të ç’balancohemi" analizoi tekniku.

Në llogaritë përpara ndeshjes në Durrës, Daja tregon formën fizike më të mirë, sipas tij, që mund të bëjë diferencën në Niko Dovana, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshim taktik, për sfidën-titull: "Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola - tha Daja -. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës". "Të gjithë ekipet e kanë ndjerë këtë lodhje fizike, ashtu siç çdo njeri. Na gëzon fakti që kemi një gjendje fizike më të mirë, këtë e kemi vërtetuar në pothuajse të gjithë ndeshjet e fundit të fazës së katërt" përfundoi trajneri i të kuqve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI