Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lajmi i bujshëm i AS, Zidane i ka komunikuar lojtarëve largimin: Real Madrid ka tre emra për pankinën

Lapsi.al 16 May 2021
Lajmi i bujshëm i AS, Zidane i ka komunikuar lojtarëve largimin: Real

E ardhmja e Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid tani është në përfundim. Francezi nuk ndalet së dhënë shenjat e largimit të tij të mundshëm dhe, sipas mediave iberike, gjithashtu i ka komunikuar skuadrës qëllimin e tij për t'u larguar në fund të sezonit. E Real tashmë ka një listë të kandidatëve të mundshëm. Në linjë të parë janë Raul dhe Allegri. Ish-sulmuesi, i cili ka qenë në krye të Castillas që nga qershori i kaluar, ka avantazhin e njohjes së të rinjve të klubit, ndërsa ish-trajneri i Juventusit ka përvojë në nivelin më të lartë dhe është kërkuar nga Florentino Perez edhe tre vjet më parë.

Një emër tjetër është ai i Joachim Löë (i cili do të largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar gjerman) por ai është një kandidat më pak i fortë se dy të tjerët. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja AS, Allegri është favoriti dhe Raul plani B. Sigurisht që tekniku italian do të ishte entuziast për të drejtuar klubin më prestigjioz në botë dhe fraza që Florentino Perez u besoi miqve të tij një muaj më parë (kam zgjedhur një trajner të shkëlqyer) sugjeron ardhjen e livornezit në Madrid.

Nga ana tjetër, Zizou gjithmonë ka qenë një idhull i tifozëve të Juventusit dhe është emri më i kuotuar për të marrë vendin e Andrea Pirlos. Maestro gjithashtu do të thotë lamtumirë në fund të muajit dhe për pasuesin e tij duket i destinuar francezi, që pasi la gjurmë si lojtar do të tentojë ta bëjë edhe si trajner.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI