Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Roma fiton derbin pas 959 ditësh: Lazio, lamtumirë Champions

Lapsi.al 15 May 2021
Video/ Roma fiton derbin pas 959 ditësh: Lazio, lamtumirë Champions

Në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës për javën e 37 të Serie A, Roma mposht 2-0 Lazion e kthehet të fitojë derbin kryeqytetas pas 959 ditësh. Skuadra e Fonsecas hipotekon vendin e 7° që vlen Conference League, ndërsa Inzaghi i thotë matematikisht lamtumirë ëndërrës Champions League. Një pjesë e parë pak spektakolare, në të cilën shënoi Muriqi, por në mënyrë të parregullt (gol i anulluar) e që u zhbllokua në minutën e 42' nga Mkhitaryan. Verdhekuqtë u rritën shumë në të dytën dhe e mbyllën sfidën me një goditje të Pedros nga distanca (78').

Derbi thotë Roma. Fitore qartësisht e merituar, siguruar falë golave nga Mkhitaran në pjesën e parë dhe Pedro në pjesën e dytë. Një sukses që nuk e shpëton sezonin, por që lejon verdhekuqtë ta mbyllin me një buzëqeshje. E mbi të gjitha, trajnerit të tyre Fonseca të largohet nga Roma me fitoren e parë në një derbi dhe me suksesin e parë në këtë kampionat kundër një prej skuadrave të kreut. Të tre pikët e fituara gjithashtu lejojnë verdhekuqtë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Conference League. Shumë dobët Lazio. Bardhekaltrit luajtën mirë vetëm në gjysëm ore të ndeshjes, gjatë së cilës, megjithatë, kanë gabimin që nuk përfituan nga mundësitë e krijuara. Pastaj vuajtën, patën vështirësi dhe u zhduken nga fusha. E me humbjen e pësuar i thanë edhe lamtumirën Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI