Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Titullin Teuta apo Partizani? Luajmë në një orar, nuk e kam mendjen aty": Shehi sfidon Laçin për Europën

Lapsi.al 16 May 2021
"Titullin Teuta apo Partizani? Luajmë në një orar, nuk e kam

"Kur luan ndaj një rivali direkt duhet të kesh shumë kujdes dhe të interpretosh mirë këtë “finale”. Derbi na la pasojë Torassën, që nuk do të jetë nesër për shkak dëmtimi dhe daljes nga loja me Partizanin. Ky është dëmi që na solli derbi". Orges Shehi duhet të shkojë në sfidën që vlen Europën pa një nga lojtarët e tij më thelbësore. E megjithatë për herë të parë, bardheblutë kanë gjithcka në këmbët e tyre dhe një fitore i bën praktikisht të shpëtojnë sezonin. "Nuk duam të dimë ç’bëjnë të tjerët - insistoi tekniku -. Është hera e parë që distanca na lejon të kemi në dorë vetë situatën, pas gjithë diferencës që kemi pasur. Po të fitojmë, ngjitemi lart dhe jemi të përqendruar maksimalisht në këtë takim”.

Një situatë delikate statistikore, që natyrisht Shehi nuk do të donte të vërtetohej: Tirana ka fituar dy ndeshjet në Laç, ndërsa bardhezinjtë në të vetmen ndeshje në Tiranë, deri tani: "Nuk është shumë e çuditshme sepse të dyja skuadrat kanë lojtarë me kualitet. Miti i fushës në Shqipëri ka rënë, nuk më shumë e vështirë të fitosh në fushë kundërshtare. Të dyja skuadrat kanë terren të mirë për të luajtur, kanë kontingjent të mirë, kështu që nuk është çudi të fitosh atje dhe të humbësh brenda".

Tekniku, ish-portieri i Partizanit, është ngacmuar edhe në lidhje me sfidën titull në Durrës mes Partizanit, me të cilin sapo ka luajtur derbin (0-0) dhe Teutës që e ka mundur në Niko Dovana (0-2), por ka ditur ta presë pyetjen me aftësinë e dikurshme: "Nëse nuk do luanim në të njëjtin orar, do përgjigjesha, por luajmë në një orar dhe jam i përqendruar te ndeshja jonë" evitoi sikletin Shehi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI