Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Milan 'harakiri' në San Siro: Champions vendoset javën e fundit

Lapsi.al 16 May 2021
Video/ Milan 'harakiri' në San Siro: Champions vendoset

Milani nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi kundër Cagliarit, duke dështuar në mundësinë e parë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve të ardhshme. Skuadra e Semplicit, tashmë e sigurt për shpëtimin, luajti një ndeshje të organizuar duke e detyruar Donnarumma të bënte dy ndërhyrje të mrekullueshme në pjesën e dytë, fillimisht ndaj Pavoletti dhe më pas Godin. Për formacionin e Piolit, i treti me pikë të barabarta me Napolin në kuotën 76, vetëm konkluzione nga jashtë zonës.

Milan i bën keq vetes dhe humbet ndeshjen më të lehtë të mundshme për të arritur Ligën e Kampionëve. Në San Siro me Cagliari përfundoi 0-0 dhe kuqezinjtë kafshojnë thonjtë sepse një fitore do t’i jepte siguri aritmetike të përfundimit në katër të parët në renditje. Fati europian i kuqezinjve do të vendoset në javën e fundit, kur Milani do të vizitojë Atalantën. Një ditë e paharrueshme për Cagliari, i cili falë barazimit ndërmjet Benevento dhe Crotones ishte në gjendje të festonte shpëtimin e tyre edhe para se të zbrisnin në fushë në Meazza.

Ndeshja e fundit në shtëpinë e Milanit të Piolit mund të ishte një mbrëmje feste, por në vend të kësaj, me 'fajin' e Cagliarit, u kthye në një makth. Kundër kuqebluve, të besuarit e Piolit nuk shkuan përtej 0-0, duke krijuar shumë pak dhimbje koke për Cragno, duke cuar dëm mundësinë e parë për të siguruar kalimin për në Ligën e Kampionëve, më shumë se shtatë vjet nga prania e fundit. Milan viktimë e frikës së tyre dhe i bllokuar pa shumë përpjekje nga një Cagliari i qetë dhe kompakt, që shkoi pranë goditjes me Pavolettin dhe më pas me Godin. Nga ana tjetër, ekipi i Pioli, i treti në 76 pikë, ashtu si Napoli dhe një mbi Juventusin, duhet të luajë gjithçka në fushën e Atalanta të Gasperini, në kohën kur bardhezinjtë luajnë në Bolonja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI