Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

City, udhëtimi i tifozëve drejt Portos falas: për finalen paguan Sheiku Mansour

Lapsi.al 18 May 2021
City, udhëtimi i tifozëve drejt Portos falas: për finalen paguan

Paguan Sheiku Mansour. Pronari i Manchester City ka vendosur të bëjë një dhuratë për tifozët që do të udhëtojnë në Porto për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, planifikuar për 29 maj: do të jetë ai që do të mbulojë kostot e fluturimit dhe transfertës në Portugali. "Mijëra mbështetës të City do të përfitojnë nga iniciativa e krijuar për të lehtësuar presionin ekonomik ndaj tifozëve që janë përballur - dhe po përballen akoma - me situata të komplikuara për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19," lexohet në shënimin e klubit.

"I vetëdijshëm se si pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, Sheikh Mansour është përpjekur të heqë pengesën financiare më të rëndësishme për tifozët që do të jenë prezentë në finale - vazhdon komunikata e klubit - Kostot e fryra të Covid, së bashku me testet e nevojshme por të shtrenjta PCR do ta kishin bërë udhëtimin drejt finales të papërballueshme për shumë prej atyre mbështetësve me fat që u shortuan për një biletë".

"Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve pas një viti shumë të ngarkuar përfaqëson një moment me të vërtetë historik për klubin - shkruhet në deklaratën e Cityt - Prandaj është tepër e rëndësishme që numri më i madh i mundshëm i tifozëve të ketë mundësinë për të ndjekur këtë ndeshje të veçantë. Sidomos ata që e kanë mbështetur Manchester City në kohë të mira dhe të këqija për kaq shumë vite".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI