Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Fituam mbi gjithçka e ndaj gjithçkaje": Olsi Rama akuzon hapur Zirin për arbitrim tendencioz

Lapsi.al 17 May 2021
"Fituam mbi gjithçka e ndaj gjithçkaje": Olsi Rama

Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ka shkuar me dorë të rëndë pas triumfit kundër Teutës, duke akuzuar arbitritmin e Blerim Zirit, si tendencioz, edhe pse drejtuesi i të kuqve është munduar ta bëjë pa emra, për të shmangur dënimin e Disiplinës.

"Fituam mbi gjithçka e ndaj gjithçkaje - tha Rama - U treguam më të fortë se cdo situatë. Nuk po flas më shumë se pastaj do thonë... Pashë diçka që nuk është normale në dhomat e zhveshjes, ku sytë e lojtarëve sikur më thoshin: ‘Ne po bëjmë punën tonë dhe ju nuk po na mbroni nga gjyqtarët që po na dëmtojnë’.

Në lidhje me ndeshjen e ardhshme, po direkt për titull, me Vllazninë, Rama sqaroi: "Do të punojmë për të gjitha skenarët dhe do të luajmë në “Air Albania” ku fusha është shumë e mirë. Shpresojmë që edhe Vllaznia të jetë në nivel të lartë e ne shpresojmë që siç fituam me Teutën të fitojmë edhe këtë ndeshje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI