Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Simone Inzaghi ka në dorë 'shpëtimin' e të vëllait. Mesazh për Pippon: “Maksimumin për të nderuar kampionatin”

Lapsi.al 17 May 2021
Simone Inzaghi ka në dorë 'shpëtimin' e të

"Ne kemi një rekord të fitoreve radhazi në shtëpi që duam të zgjasim (tani 11) dhe do të nderojmë maksimalisht ndeshjen dhe kampionatin". Kështu është shprehur trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, që ka në dorë fatet e shpëtimit të të vëllait Pippo, në funksion të rikuperimit të nesërm në Olimpico kundër Torinos. Benevento shpreson për një fitore të bardhekaltërve për të luajtur gjithçka në ndeshjen e fundit dhe tek Lazio ka aleatin e duhur për të besuar.

Ndeshja në Olimpico në fakt për kryeqytetasit nuk vlen asgjë për klasifikimin duke pasur parasysh që klubi bardhekaltër tashmë i ka thënë lamtumirë Champions League pas disfatës në derbin ndaj Romës: "Ne vijmë nga një zhgënjim i madh në derbin e humbur kundër Romës - ka pranuar Inzaghi në Lazio Style Radio - nesër kemi sfidën e fundit në Olimpico, ne kemi për detyrë ta nderojmë kampionatin sa më mirë, gjithashtu kemi parë Parmën, të rënë nga kategoria, të bënte një provë të shkëlqyer me ne këtu".

“Si janë lojtarët? Është herët, kemi luajtur të shtunën në mbrëmje - shpjegoi trajneri - Sigurisht që nuk do të jetë Acerbi që përveç skualifikimit, kishte edhe një dëmtim. I padisponueshëm është edhe Correa, ndërsa për të tjerët duhet ti vlerësojnë pas stërvitjes së sotme dhe asaj të mëngjesit të nesërm".

Lazio-Torino do të drejtohet nga gjyqtari Michael Fabbri. Arbitri i seksionit të Ravenës do të ndihmohet nga ndihmësit Tegoni dhe Cecconi dhe nga arbitri i katërt Dionisi. Në VAR do të jenë Aureliano dhe Liberti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI