Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Real Madrid, tifozët 'votojnë' Raul: drejtuesit kanë tjetër prioritet, por mund të kthejnë 'kurs'

Lapsi.al 17 May 2021
Real Madrid, tifozët 'votojnë' Raul: drejtuesit kanë

Për pankinën e Real Madrid, për momentin, është një garë mes dy pretendentëve. Nëse, siç sugjeron e gjithë situata, Zinedine Zidane do të largohet nga Blancos në fund të sezonit, drejtuesit kanë vendosur emrat e Massimiliano Allegri dhe Raul në krye të listës së kandidatëve të mundshëm për ta zëvendësuar.

Tekniku livornez është ndaluar për dy sezone dhe po përpiqet të kthehet në detyrë: Juventus po mendone për kthimin e tij, për të marrë vendin e Pirlos. Ish-sulmuesi, aktualisht në krye të Castilla, skuadra e dytë e merengues, ka një propozim nga Eintracht Frankfurt, edhe pse përparësia e tij ka qenë gjithmonë të vazhdojë me Realin.

Për 'Marca', Allegri është në krye të listës së dëshirave. Sidoqoftë, tifozët e Blancos do të dëshironin Raul, sipas sondazhit të promovuar nga gazeta: 57% kundër 10% të teknikut toskan. Emri i trajnerit të ri nuk do të mësohet deri në fund të sezonit: Allegri, megjithatë, do të donte që Reali të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh propozimet e tjera interesante në tryezë: bardhezinjtë, siç dihet, por edhe Napoli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI