Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Dua të largohem nga klubi": Kane i bën kërkesën presidentit, i pakënaqur nga progresi i Tottenham

Lapsi.al 18 May 2021
"Dua të largohem nga klubi": Kane i bën kërkesën

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane ka informuar klubin se dëshiron të largohet në fund të sezonit. Kane, i pakënaqur me mungesën e progresit të ekipit këtë sezon, është i vendosur të ndryshojë ajër pas një duzine sezonesh me Spurs dhe do të dëshironte që e ardhmja e tij të zgjidhej para fillimit të Kampionatit Evropian, por, duke pasur parasysh që kontrata e tij skadon pas tre vjetësh, ai duhet të përballen me një negociatë të vështirë me Presidentin Daniel Levy.

Tottenham nuk pranoi të flasë për çështjen, e zbuluar nga Sky Sports: "Nuk do të komentojmë, objektivi ynë është të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është ajo ku të gjithë duhet të përqendrohen", tha një zëdhënës i klubit.

Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë renditur si pretendentë të mundshëm për 27-vjeçarin Kane, i cili ka shënuar 32 gola këtë sezon, por edhe Paris Saint-Germain dhe Real Madrid janë në gjurmët e qendërsulmuesit. Kapiteni i Anglisë nuk ka fituar kurrë asgjë në karrierën e tij dhe në fillim të sezonit ai shprehu vullnetin e tij për ta bërë këtë herët a vonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI