Flash

Barcelona planifikon revolucionin: zbulohet lista me 14 lojtarë të mëdhenj në dalje

Lapsi.al 20 May 2021
Barcelona planifikon revolucionin: zbulohet lista me 14 lojtarë të

Në shtëpinë e Barcelonës po përgatitet revolucioni. Për shkak të krizës të ndikuar nga pandemia, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase "Sport", klubi blaugrana në fakt po studion një plan për të ulur kostot, përmes reduktimit të barrës së pagave dhe lamtumirave të lojtarëve me peshë. Në detaje, një listë me të paktën katërmbëdhjetë lojtarë, të cilëve do ti ofrohet ose një pagesë me zbritje ose shitja tek ofertuesi më i lartë.

Duke bërë llogaritë me organikën, sipas asaj që mësohet nga Spanja, lista e lojtarëve në dalje nga Barcelona është plot me emra të mëdhenj. Si veteranë të klubit ashtu edhe nënshkrime të fundit. Për të qëndruar me blaugranat, klubi duhet ti propozojë një ulje të konsiderueshme të pagave ose shitjen, lojtarëve të mëdhenj Piqué, Alba, Busquets dhe Sergi Roberto. Një thyerje e vrazhdë me të kaluarën, në thelb.

Cështje e ndryshme ndërkohë për Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithwaite dhe Dembelé. Të dhjetë, për arsye dhe situata të ndryshme, janë konsideruar në dalje nga klubi dhe me shumën e duhur mund të "sakrifikohen" për të planifikuar të ardhmen dhe për të rindërtuar ekipin. Lojtarë që në Evropë mund të tërheqin vëmendjen e disa klubeve më të mira.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI