Flash

Parregullsi në shpenzimet e arbitrave: Federata italiane nis hetimin, pezullohen arbitrat e përfshirë

Lapsi.al 20 May 2021
Parregullsi në shpenzimet e arbitrave: Federata italiane nis hetimin,

Prokuroria Federale e FIGC ka hapur një hetim për të konstatuar ndonjë parregullsi të mundshme në rimbursimin e shpenzimeve në sektorin e arbitrimit. Sipas asaj që mësohet, përfundimi i veprimtarisë hetimore duhet të përfundojë në ditët në vijim. FIGC, në marrëveshje me presidencën e Shoqatës italiane të arbitrave (AIA), u aktivizua menjëherë pas një sinjalizimi mbi parregullsitë e pretenduara administrative në lidhje me rimbursimet në të gjitha nivelet.

AIA: "ARBITRAT E PËRFSHIRË JANË PEZULLUAR"

"Në zbatim të objektivit për transparencë maksimale të asociimit dhe siç është komunikuar tashmë në këtë faqe ditët e fundit, qeverisja e re e AIA-s ka nisur auditime të brendshme administrative dhe të kontabilitetit për rregullsinë e rimbursimeve-shpenzimeve të paguara për aktivitetet teknike dhe shoqëruese. Nga këto kontrolle, duke gjetur mospërputhje kontabël në përpilimin e rimbursimeve të shpenzimeve të hartuara nga disa anëtarë, Presidenca e AIA-s e dërgoi të gjithë dokumentacionin relativ tek Prokurori Federal i FIGC më 21 prill. Në pritje të përfundimit të hetimeve federale, të gjithë bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë çështje u pezulluan nga aktiviteti teknik, si masë paraprake ”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI