Flash

Koeman, divorci me Barcelonën i sigurtë: "Në pjesën e fundit të sezonit nuk ndjeva besimin e klubit"

Lapsi.al 22 May 2021
Koeman, divorci me Barcelonën i sigurtë: "Në pjesën e

Ronald Koeman nuk përdor lojëra fjalësh për të shigjetuar Barcelonën, klub me të cilin është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2022. "Në pjesën e fundit të sezonit nuk ndjeva besimin e klubit. Nuk kemi folur akoma për të ardhmen time dhe e kuptoj që ka dyshime në lidhje me rezultatet - shpjegoi trajneri holandez - E kuptoj që për të fituar duhet të bësh ndryshime. Nëse është cështje lojtarësh, në rregull, por duhet komunikuar".

Ish-trajneri i Holandës, në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit spanjoll kundër Eibar, flet për të ardhmen e tij, gjithnjë e më në dyshim pas rënies së ekipit në javët e fundit dhe lamtumirës për mundësinë e fitimit të La Liga. "Nuk e di nëse do të vazhdoj, kemi vendosur të flasim për këtë në fund të sezonit, unë dua të respektoj kontratën time, por fjala e fundit i takon presidentit. Të shohim. Nëse klubi mendon se nuk jam personi i duhur, do të flasim në fund".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI