Flash

Për Elseid Hysaj nuk ka asnjë ofertë: menaxheri kthen sytë përsëri nga Napoli

Lapsi.al 22 May 2021
Për Elseid Hysaj nuk ka asnjë ofertë: menaxheri kthen sytë

"Nuk kam dëgjuar më nga Napoli, deri më sot kam lëvizur me klube të tjera për Hysaj. Ndoshta, pas ndeshjes kundër Veronës, presidenti na kontakton. Nuk e pritëm përfundimin e kampionatit qëllimisht: jo vetëm në Itali, askush nuk e ka vendosur kush është trajneri”. Ka qenë edhe njëherë i lëkundur si gjatë gjithë periudhës së fundit në të cilën Elseid Hysaj ka qenë në përfundim kontrate me Napolin, menaxheri i shqiptarit Mario Giuffredi.

Sipas asaj që Giuffredi ka saktësuar për të asistuarin e tij, duke folur për Radio Punto Nuoto, për shkodranin nuk ka asnjë gjë të qartë, madje një prapaktheu që mund ta lërë atë akoma në Napoli. "Ne nuk kemi nënshkruar me ndonjë klub: nëse na bëhet një ofertë, ne do ta vlerësojmë atë, madje edhe nga Napoli. Asnjë përjashtim përballë një qëndrimi në Napoli", shtoi ai. "Sepe? Më rezulton që Ospina mund të largohet dhe Gigi mund ti interesojë Napolit. Vetëm këtë vit ai nuk bëri një kampionat të shkëlqyer, por ai mund ta luajë vendin me këdo", përfundoi Giuffredi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI