Flash

Humbi titullin, pritet takimi i drejtuesve të Real me Zidane: "E ardhmja? Do të vendos me qetësi, jo tani"

Lapsi.al 23 May 2021
Humbi titullin, pritet takimi i drejtuesve të Real me Zidane: "E

Zinedine Zidane vazhdon të ketë mbi vete sytë e shumë klubeve (Juventus mbi të gjitha), por për momentin ai preferon të mos ç'ekuilibrohet mbi të ardhmen e tij: "Gjëja më e rëndësishme këtu nuk jam unë - tha trajneri i Real Madrid pas javës së fundit në kampionat -. Duhet vetëm të mendoj për atë që kemi bërë këtë sezon, pastaj me kalimin e kohës, dhe me qetësi, do të flas me klubin, por jo tani. Në ditët e ardhshme do të takohemi me drejtuesit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë".

Zizou nuk arriti të rrëmbejë dot La Liga nga duart e Atletico Madrid, në frymën e fundit dhe sezoni i Blancos përfundoi pa trofe: "Para së gjithash ne duhet të falënderojmë tifozët tanë, sepse gjithmonë e kanë mbështetur ekipin edhe nga jashtë. Mendoj se të gjithë mund të jenë krenarë për këta lojtarë sepse dhanë gjithçka. Duhet të përgëzojmë Atleticon që meritoi fitoren. Tani unë vetëm duhet të jem i qetë dhe në ditët e ardhshme do të merrem me të ardhmen time. Kjo është e gjitha. Do të shohim se çfarë do të ndodhë së shpejti. Jo vetëm për mua, por edhe atë që klubi planifikon të bëjë sezonin e ardhshëm".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI