Flash

Gjoba, paralajmërime e procedime disiplinore: Partizani vuan pasojat e tërbimit për penalltinë absurde të Jorgjit

Lapsi.al 24 May 2021
Gjoba, paralajmërime e procedime disiplinore: Partizani vuan pasojat e

Protestat e forta gjatë akordimit të penalltisë e në fund të takimit me Vllazninë, që nxorri jashtë garës titull Partizanin, kanë qenë në qendër të vëmendjes së Komisionit të Etikës e Disiplinë në FSHF. Disiplinori ndonëse nuk e ka rritur dozën e goditjes, për të mos agravuar edhe më shumë situatën, ka paralajmëruar, gjobitur e proceduar lojtarët e zyrtarët e klubit.

Kështu, "për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS", të kuqtë duhet të paguajnë gjobën prej 100.000 lekësh. Për teknikun Daja vetëm paralajmërim, ndërsa asistenti i tij Reinaldo Kalari, "për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese" është dënuar me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Komisioni ka hapur edhe një hetim disiplinor për lojtarët Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior e Jasir Asani.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.

KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI