Flash

Trajneri i Veronës grindet live me gazetarin: "The një m*t të madh, nuk keni respekt".

Lapsi.al 24 May 2021
Trajneri i Veronës grindet live me gazetarin: "The një m*t
"Sot kemi parë një Verona ndryshe nga javët e fundit": kjo konsideratë e ka tërbuar duke e nxjerrë nga binarët, Ivan Juric, i cili është përplasur keq me një gazetar të Sky, në intervistën pas ndeshjes së barazuar kundër Napolit. "The menjëherë një m*t të madh, kështu nuk tregon respekt. Skuadra gjithmonë ka dhënë më të mirën, kjo sjellje në Itali është e papranueshme” ka reaguar trajneri kroat, i cili më pas u largua. Grindja midis Juric dhe Massimo Ugolini ka vazhduar edhe më pas: "Nëse nuk ndiqni ndeshjet tona nuk mund të thuash këto gjëra, duhet të tregosh respekt, nuk është kështu" ngriti zërin tekniku. As ndërhyrja e studios nuk e ka qetësuar teknikun e verdhebluve, i cili më pas përpiqet t'i japë gazetarit një shans të dytë. "Ne pamë një Verona me një ngarkesë tjetër ..." filloi Ugolini, menjëherë i ndërprerë nga Juric: "Përsëri? Ai nuk ka respekt, unë po largohem. Ai e vendos konceptin në një mënyrë jo korrekte. Para jo, sot po, ekipi gjithmonë ka dhënë më të mirën e saj. Nuk ekziston, ju duhet të kërkoni falje". Dhe pastaj u largua nga intervista. KOMUNIKATA E VERONËS: "PYETJE TË PAPËRSHTATSHME" Presidenti Setti dhe Hellas Verona FC "për të mbrojtur vlerat sportive që kanë karakterizuar Klubin edhe në këtë rast, nënvizojnë papërshtatshmërinë e pyetjeve drejtuar drejtpërdrejt trajnerit të tyre në ndeshjen pas Napolit-Verona".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI