Flash

OPTA, formacioni më i mirë i Serie A lë jashtë shumë kampionë: tridhëmbësh CR7-Lukaku-Muriel

Lapsi.al 24 May 2021
OPTA, formacioni më i mirë i Serie A lë jashtë shumë
Një sezon emocionues i Serie A sapo ka hyrë në arkiva dhe tashmë është koha për të bërë një vlerësim. Falë të dhënave të Opta-s, të cilat bazohen në variabla statistikorë dhe numerikë, është përpiluar Top XI i kampionatit italian: në portë është Donnarumma (Milan), mbrojtja me 4 vetë përbëhet nga Cuadrado (Juve), Theo Hernandez (Milano) dhe nga dyshja e Interit Bastoni dhe De Vrij. Në mesfushë, treshja përbëhet nga Zielinski (Napoli), De Paul (Udinese) dhe Malinovskiy (Atalanta). Sulm ëndërrash me Ronaldon (Juve), Lukaku (Inter) dhe Muriel (Atalanta). Interi kampion i Italisë është më i përfaqësuari me tre elementë, ndërsa Milan, Juve dhe Atalanta ndalen në dy. Një ekip spektakolar, pa dyshim, por në të cilin mungojnë disa lojtarë të shkëlqyer, të tilla si interistët, Hakimi dhe Barella, mesfushori i Milanit, Kessie dhe sulmuesi i Fiorentinës, Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI