Flash

Real Madrid, Juventus e Barcelona rrezikojnë Champions: UEFA nis procedimin kundër projektit Super League

Lapsi.al 25 May 2021
Real Madrid, Juventus e Barcelona rrezikojnë Champions: UEFA nis procedimin

Uefa ka hapur zyrtarisht procedimin kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus, tre rebelët që nuk kanë hequr dorë ende nga ideja e Super League. "Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së Uefa-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti Super League, janë hapur procedurat disiplinore kundër Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s".

Ky është hapi i fundit i bërë nga UEFA kundër projektit të lindur në mes të prillit me aderimin e 12 klubeve dhe që u zhduk brenda disa orësh me tërheqjen e 6 ekipeve angleze (Liverpool, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Manchester Utd dhe Tottenam), të Inter, Milan dhe Atletico Madrid. Rebelët e penduar morën një gjobë, një vërejtje dhe një premtim për të mos menduar kurrë më për një projekt të tillë, por shumë më keq mund të shkojë për tre klubet që ende nuk janë tërhequr.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka kërcënuar Real Madrid, Barcelonën dhe Juventusin me një përjashtim të pabesueshëm nga kompeticionet për një ose dy sezone, nëse nuk tërheqin synimet e tyre për të krijuar një turne paralel. Ajo që po profilizohet është një betejë e gjatë ligjore, me tre klubet që mund të apelojnë në Lausanne CAS në rast përjashtimi nga Liga e Kampionëve e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI