Flash

Gjermania me trajner të ri: Hansi Flick merr detyrën pas Europianit

Lapsi.al 25 May 2021
Gjermania me trajner të ri: Hansi Flick merr detyrën pas Europianit

Hansi Flick është trajneri i ri i Gjermanisë dhe, pas Kampionatit Evropian, ai do të marrë detyrën nga Joachim Loew. Ish-tekniku 56-vjeçar i Bayern Munich ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, pas përfundimit të kontratës nga vetë Loewm i cili do të largohet nga ekipi kombëtar në fund të turneut kontinental. Flick ishte ndihmësi i Loew nga 2006 në 2014, duke fituar Kupën e Botës në Brazil, para se të bëhej drejtori sportiv i DFB.

Pas një periudhe si drejtor i përgjithshëm në Hoffenheim, Hansi Flick ka udhëhequr Bayernin si trajner kryesor gjatë dy sezoneve të fundit në shtatë tituj, duke përfshirë Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve.

"Unë jam shumë i lumtur që mund të punoj si trajner - tha gjatë nënshkrimit Flick -, gjithçka shkoi çuditërisht shpejt deri në firmë. Mezi pres të shoh cilësinë e shkëlqyer të lojtarëve që do të kem në dispozicion për t'u përballur me turnetë e ardhshëm me optimizëm, si kampionati Evropian në shtëpi në 2024".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI