Flash

"Ridimensionimi i kampionëve është vetëm për ko**t": tifozët e Inter janë me Conten, parrulla kundër Zhang

Lapsi.al 26 May 2021
"Ridimensionimi i kampionëve është vetëm për

Duket sikur ka kaluar një jetë, megjithatë Inter ngriti kupën e titullit kampion vetëm të dielën e kaluar. Zërat, gjithnjë e më shumë të bazuara, për një lamtumirë të afërt të Antonio Contes, megjithatë, kanë frikësuar dhe zemëruar tifozët zikaltër. Ultrasit e Inter kanë lëvizur menjëherë, duke shfaqur dy banderola me tone të forta nën selinë e shoqërisë. "Ridimensionimi i kampionëve është vetëm për ko**t. Trajnerët, stafi dhe lojtarët nuk preken", mesazhi i parë i nënshkruar nga Curva Nord.

Pankarta u shfaq menjëherë pas mbërritjes së Presidentit Steven Zhang, që u bashkua me Marotta, Ausilio dhe Antonellon, të pranishëm në Viale della Liberazione. Pikërisht numri një i klubit kampion italian përfundoi në shënjestër të popullit interist. "Zhang merr përgjegjësinë e tua ose largohet nga qyteti", shkruhet në banderolën e dytë të shfaqur kundër pronësisë kineze.

Disa përfaqësues të tifozerisë së organizuar më pas futën në seli për të pasur një konfrontim me drejtuesit për të shpjeguar arsyet e tyre dhe mbi të gjitha për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë tek Inter.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI