Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shkodër/ Vetëhidhet nga kati i dytë i banesës, 76-vjeçari ndërron jetë në spital

Lapsi.al 6 December 2021
Shkodër/ Vetëhidhet nga kati i dytë i banesës,

Një 76-vjeçar nga Shkodër është hedhur nga kati i dytë i banesës. Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

“Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot. Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur n...

09:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI