Flash

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet në Kosovë një shtetas serb

Lapsi.al 9 December 2021
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë. Policia tha se arrestimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Të këshilluara

Deklarata në PD: Eskobar harron Berishën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha se kërkon përk...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI