Flash

Aksident me vdekje në Shkodër

Lapsi.al 11 December 2021
Aksident me vdekje në Shkodër

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trush, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku mjeti i drejtuar nga V.J. 41 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin H.F.

"Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI