Flash

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar/ Kryesia kërkon shkarkimin e Edi Palokës, sekretarëve dhe disa krerëve të degëve

Lapsi.al 11 December 2021
Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar/ Kryesia kërkon shkarkimin

Kryesia e Partisë Demokratike ka propozuar që ditën e dielë(12 dhjetor 2021), në orë 15:00, të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar në fshehtësi të plotë shkarkimin nga detyra të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe 4 sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit Basha kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Gjithashtu nesër do të kërkohet shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokës. Po ashtu Kryesia ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra të krerëve të degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI