Flash

Kuvendi i Berishës e shkarkoi/ Basha nis mbledhjen me kryesinë, shkarkon 11 kryetarë të degëve

Lapsi.al 11 December 2021
Kuvendi i Berishës e shkarkoi/ Basha nis mbledhjen me kryesinë,

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme ka shkarkuar 11 kryetarët e degëve, të cilët sikurse bëri me dije një ditë më parë Bardhi, nuk kishin kryer detyrat e tyre lidhur me organizimin e kuvendit të datës 18 Dhjetor. Kështu kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër janë të shkarkuar.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në parti këtë pasdite kryesinë e partisë. Sikurse është bërë e ditur në këtë mbledhje kanë munguar mbështetësit e Berishës që u panë sot në kuvend mes të cilëve Edi Paloka, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Gerti Bogdani, Ervin Minarolli apo Ledina Mandija.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trus...

17:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI