Flash

Ironia e Arbër Zaimit: Pse Veliaj përsërit fjalën "testikuj" gjithë ditën

Lapsi.al 24 January 2022
Ironia e Arbër Zaimit: Pse Veliaj përsërit fjalën

Aktivisti i Lëvizjës Vetëvendosje në Tiranë, Arbër Zaimi ka ironizuar pas publikimit të audio-regjistrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe fjalorit të tij.

“Një politikan, fjalën që përsërit më shumë, moton e vet, e ka programatike. Dmth. përsërit më shpesh fjalën “zhvillim”, nëse mendon se vendi ka mbetur pas ekonomikisht apo teknologjikisht.

Përsërit fjalën “drejtësi”, ai që mendon se vendit e shoqërisë së tij i duhet më shumë nga kjo. Kështu edhe fjalët liri, demokraci, rend, barazi, integrim, mirëqenie, në diskursin e ndonjë politikani.

Ndërsa, nga ç’morëm vesh sot prej mediave, në diskursin politik të kryetarit Erion të Tiranës, vendin kryesor e zënë testikujt. Si duket ai mendon se mungojnë, janë të rralla, dëshiron shumë më shumë të tilla në shoqërinë ku jeton…” – shkruan Zaimi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI