Flash

Berisha ndryshe nga Meta për detin me Greqinë: Ishte marrëveshja më e mirë

Lapsi.al 3 February 2022
Berisha ndryshe nga Meta për detin me Greqinë: Ishte marrëveshja

Presidenti Ilir Meta, akuzoi për herë të parë kreun e PD Lulzim Basha se sipas tij ka bërë një “dopio lojë” me marrëveshjen e Detit me Greqinë në vitin 2009. Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse pajtohet me akuzat e Metës, teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Log” në Abc, ka deklaruar se kjo marrëveshje ishte më e mira e mundshme. Si duket në këtë pikë Berisha dhe Meta “ndahen”.

“Meta këtu shtron çështjen protokollare të autorizimit të plotfuqisë. Ligji i plotfuqisë autorizoi kryeministrin për të dhënë plotfuqi për çështje që janë në çështje të qeverisë. Në këtë rast e mendoj se ka qenë i nxituar, se veprimi i plotfuqisë duhet t’i kalonte presidentit. Gjykata Kushtetuese në të vetmen pikë që ka pasur të drejtë në të cilët duhej që presidenti të jepte plotfuqi.

Unë po them protokolli ka qenë. Unë absolutisht e quaj atë marrëveshje në të mirën e saj. Ajo është marrëveshja më e mirë. Pse? Sepse ekzistonte mundësia tjetër që Greqia të kalonte në 12 milje dhe tani ka kaluar në 12 milje. Me marrëveshjen me 12 milje Shqipëria humbet. Greqia pranoi të negociojë me 6 milje. Ai që i dha goditje ishte Edi Rama sepse ne pasi e anuloi Kushtetuesja ne ramë dakord me palën greke që ti drejtohemi gjykatës tjetër.

Gjykata është formale sepse thotë i kanë pranuar të dyja palët. Unë marrëveshjen e quaj, më e mira e mundshme. Gjiri i Sarandës nuk është një gji i thellë. Unë nuk them se ishte përsosur por në krahasim me 12 milje ishte më e mirë. Në këto 12 milje ke humbur triliona euro gaz dhe naftë. Mori para me thes për palë të treta për të sabotuar marrëveshjen”, - tha Berisha. /ABC

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI