Flash

"Çoja dy paketa atje, direkt!"- Saimir Tahiri kërkoi të tymosë një cigare para burgut

Lapsi.al 4 February 2022
"Çoja dy paketa atje, direkt!"- Saimir Tahiri kërkoi

Ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë pasditja e këtij 4 Shkurti, kur gjykata speciale vendoi burgosjen e tij për 3 vjet e 4 muaj. Tahiri e ka mbajtur veten para kamerave, brenda në sallën e gjyqit, ndërsa policët e kanë kursyer dhe nuk e kanë prangosur në prezencë të gazetarëve. Por sapo ata janë larguar, ai ka kërkuar të pijë një cigare.

Avokati Maks Haxhia, kur doli nga gjykata thirri një prej djemve aty pranë duke i kërkuar të dërgojë menjëherë "dy paketa" brenda në sallë. Kur gazetarët e pyetën se përse i donte, ai u përgjigj: "Unë nuk pi cigare. Për Saimirin". Shikoni videon më poshtë:

https://streamable.com/tj28li

Të këshilluara

3 vite e 4 muaj burg, dënohet Saimir Tahiri

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për Saimir Tahirin. Për ish ministrin e Brendshëm GJKKO ka lene ne fuqi vendimi...

17:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI